Një zyrtar i lartë rus tha se Rusia kishte parandaluar një sulm ukrainas në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Forcat ukrainase “vazhdojnë të bombardojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhia me armë perëndimore, gjë që mund të çojë në një katastrofë globale”, tha sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev, një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.
Patrushev tha se shërbimet speciale ruse kishin parandaluar atë që ai tha se ishte një “sulm terrorist” në uzinë.
Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e uzinës, ndërsa mohojnë pretendimet e palës tjetër./FolDrejt/