Njësi elitare të forcave çeçene të njohura si “gjuetarët”, janë futur në Ukrainë me vetëm një mision, për të vrarë zyrtarë të caktuar ukrainas, raportojnë mediat botërore.
Secilit prej tyre i është dhënë nga një kartë me fotografi dhe përshkrim të ndonjë zyrtari ukrainas, transmeton Telegrafi.
Lista e politikanëve dhe ushtarakëve është përpiluar nga “komitetit rus i hetimeve”. Kjo po ndodh në kohën kur vet presidenti ukrainas pranoi se është “objektivi numër një” i forcave ruse.
Njësitë çeçene besohet se tashmë gjendet në zonat malore të Ukrainës, nga ku u është urdhri të “vrasin” nëse hasin në personat që i kanë në listë.
Besohet se çeçenët vijnë nga batalioni i jugut ku shërbejnë si gardë federale. E kreu i tyre, Kadyrov është takuar me Viktor Zolotov, drejtorin e Gardës Federale si dhe kreun e Gardës Federale të Rusisë.