Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se do t’i heqë akreditimin ambasadorit iranian dhe do të zvogëlojë numrin e diplomatëve iranianë në Kiev.
Kjo ministri përmendi përdorimin nga Rusia të dronëve nga Irani, duke përfshirë një sulm ku dy dronë vranë një grua dhe shkatërruan një ndërtesë administrative në portin e Odessas.
Droni i prodhuar nga Irani Shahed-136 i projektuar për të përplasur objektivat e tij, u shkatërrua mbi Detin e Zi nga mbrojtja ajrore, thanë autoritetet ukrainase, shkruan Skynews.