Sergei Rayabkov, zëvendësministër i jashtëm në qeverinë ruse, ka thënë se Rusia do t’i përgjigjet me masat e duhura “përfshirjes në rritje” të Perëndimit në luftën me Ukrainën, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Sipas Skynews fuqitë perëndimore i kanë ofruar Ukrainës mbështetje ushtarake gjatë gjithë konfliktit dhe kanë vendosur sanksione gjymtuese ndaj aseteve ruse, prandaj kjo e ka gjindosur Rusinë, shkruan Fol Drejt
“Ne paralajmërojmë dhe shpresojmë që ata të kuptojnë rrezikun e përshkallëzimit të pakontrolluar në Uashington dhe kryeqytete të tjera perëndimore”, ka thënë Ryabkov.
Vetë presidenti rus Vladimir Putin, një ditë më parë, tha se, një numër i sulmeve me raketa që goditën qytetet e Ukrainës, duke vrarë të paktën 14, ishin në hakmarrje për sulmet në territorin rus.
Ka të ngjarë që ai i referohej bombardimit të urës Kerch në Krime, për të cilën Moska fajëson forcat ukrainase.