Rusia thotë se forcat e saj të armatosura do të pësojnë “ndryshime të mëdha” nga 2023 deri në 2026, duke përfshirë ndryshime në përbërjen e saj dhe reforma administrative, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Ministria e Mbrojtjes tha se ndryshimet do të ndodhin pasi Rusia rrit numrin e personelit të saj ushtarak në 1.5 milionë.
“Vetëm duke forcuar komponentët kryesorë strukturorë të Forcave të Armatosura është e mundur të garantohet siguria ushtarake e shtetit dhe të mbrohen entitetet e reja dhe objektet kritike të Federatës Ruse”, tha ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu./FolDrejt/