Qeveria ruse ka njoftuar planet për të përfunduar riparimet në urën e Krimesë deri më 1 korrik 2023, sipas një dekreti të publikuar në portalin e qeverisë.
Ura rrugore dhe hekurudhore u dëmtua rëndë nga një shpërthim fundjavën e kaluar. Rusia ka fajësuar shërbimet e sigurisë të Ukrainës për sulmin, i cili dyshohet se është kryer me një bombë të fshehur brenda një kamioni, shkruan CNN.
Dekreti, i nënshkruar nga kryeministri Mikhail Mishustin, thotë se kompania Nizhneangarsktransstroy është emëruar si kontraktori i vetëm për restaurimin dhe rindërtimin e urës së Krimesë.
Në dekret thuhej se “afati i fundit për lidhjen e kontratave shtetërore për kryerjen e punës së specifikuar [është] 1 korriku 2023”./FolDrejt/