Pro-perëndimorët në Serbi po thonë se Rusia është duke u rrekur me çdo kusht që ta pengojë Serbinë në rrugën e saj integruese euro-atlantike, shkruan Fol Drejt.
Sipas N1info, një pjesë e opinionit publik në Serbi mendon që rritja e pranisë së ambasadorit rus në Beograd në mediat serbe, dëshmon që Rusia është duke u përpjekur ta krijojë një narrativë të re, e cila do ta pengonte Serbinë t’i normalizonte marrëdhëniet me Kosovën.
“Ambasadori rus në Serbi i bën thirrje Beogradit zyrtar që të refuzojë planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën. Ai është gjithashtu i bindur se statusi përfundimtar i Kosovës do të përcaktohet deri në fund të luftës në Ukrainë, kur të fitojë Rusia. Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e Moskës e lidhin zgjidhjen e çështjes së Kosovës me luftën në Ukrainë. Të gjithëve na kujtohet deklarata e presidentit Vladimir Putin, i cili iu referua precedentit të Kosovës në rastin e Krimesë dhe ndërhyrjes ruse në Donbas.
Sot është takimi mes ambasadorit rus dhe presidentit të Serbisë. Gjukiq thotë se një temë në bisedën e sotme sigurisht që do të jetë marrëveshja me Kosovën dhe një tjetër – mbështetja e mëtejshme për Rusinë dhe mos vendosja e sanksioneve.
“Për Rusinë, pozicioni i Serbisë në Evropë ka një rëndësi të jashtëzakonshme, kurorëzuese. Ajo nuk ka asnjë vend tjetër në Evropë që e ka lënë derën hapur, dhe ky është kapital politik që nuk paguhet me asgjë”, ka thënë për Danas analisti i njohur serb Srecko Dukiq./FolDrejt/