Komiteti Shtetëror Hetues i Rusisë thotë se po shqyrton përdorimin e dyshuar të armëve kimike nga forcat ukrainase pranë qyteteve Soledar dhe Bakhmut, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Republika Popullore e Donetskut – një nga përfaqësuesit e Rusisë në territoret që pushtoi në Ukrainën lindore – raportoi përdorimin e armëve kimike nga dronët ukrainas pranë dy vendndodhjeve.
“Si rezultat, ushtarakët e forcave të armatosura ruse po përjetojnë një përkeqësim të shëndetit të tyre dhe simptoma karakteristike të helmimit”, thuhet në deklaratë, pa dhënë detaje apo emërtim të substancës së supozuar.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës nuk iu përgjigj kërkesave për koment mbi akuzën, e cila nuk u shoqërua me asnjë provë të publikuar publikisht. /FolDrejt/