The Guardian ka cituar Ministrinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka thënë se ushtria ruse po përdor grupin ushtarak Wagner në Ukrainë për të përforcuar trupat në vijën e frontit, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, sipas Guardian, humbjet që kanë pësuar ka të ngjarë të ndikojnë në efektivitetin e tyre.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 18 July 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/FLMyNFy4J2
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/F4p4UkX1KT
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) July 18, 2022
“Rusia po përdor grupin Wagner për të përforcuar forcat e vijës së parë dhe për të zbutur mungesat e personelit dhe viktimat. Wagner ka luajtur një rol kryesor në luftimet e fundit, duke përfshirë marrjen në kontroll të Popasna dhe Lysyschansk. Këto luftime i kanë shkaktuar grupit viktima të rënda.
Wagner po ul standardet e rekrutimit, po punëson të dënuar dhe individë të përfshirë më parë në listën e zezë. Për rekrutëve të rinj po u ofrohet një trajnim shumë i kufizuar,” thuhet në komunikatën e publikuar nga ministria britanike.
Megjithatë, rusët duket se nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen nga qëllimi i tyre. Të paktën kështu ka deklaruar sot Vladimir Putin, president i Rusisë. Ndërkohë nga ana tjetër, vendet Perëndimore kanë sinkronizuar një paketë të re sanksionesh për Rusinë./FolDrejt/