Rusia po përgatitet për një “sulm masiv” në infrastrukturën kritike të Ukrainës, sipas një zyrtari ukrainas, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Ne e kuptojmë se një sulm masiv po përgatitet dhe është i mundur çdo ditë… Mos harroni se as dita as nata nuk kanë rëndësi për armikun. Detyra e tyre është terrori”, tha Nataliya Gumenyuk, zëdhënëse e Forcave të Mbrojtjes Jugore të Ukrainës, për Channel 24 të Ukrainës.
Ajo tha se autoritetet ukrainase po marrin masat e nevojshme paraprake.
“Për gati dy javë, armiku nuk ka nisur sulme masive me raketa. Megjithatë, kjo pauzë mund të përfundojë në çdo kohë, “tha ajo, duke shtuar se ushtria ukrainase po forcon mbrojtjen në termocentralet dhe infrastrukturën tjetër kritike. /FolDrejt/