Ushtria ruse ka shënuar përparime të vogla në Donetsk, ndërsa pretendojnë se tashmë e kanë në dorë qytetin Hryhorivka – thotë Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 12 July 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/vzAuk7j6hs
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/KhsMlL4GW0
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) July 12, 2022
Veç këtij qyteti, trupat ruse kanë përparuar edhe në Slovyansk dhe Kramatorsk.
“Nëse është e vërtetë, kjo lëvizje ka të ngjarë të tregojë vështirësi në zëvendësimin e numrit të konsiderueshëm të viktimave ruse” – thotë burimi i inteligjencës britanike, duke shpjeguar më tej se, rusët mund të rekrutojnë edhe të burgosur, për t’i zëvendësuar radhët e ushtarëve të rënë në betejë./FolDrejt/