Rusia po përdor termocentralin më të madh bërthamor të Europës si bazë për të ruajtur armët, duke përfshirë sistemet raketore dhe për të bombarduar zonat përreth Ukrainës, tha një zyrtar i agjencisë bërthamore të Kievit, sipas The Guardian.
Sipas zyrtarit, situata në centralin bërthamor të Zaporizhzhia ishte “jashtëzakonisht e tensionuar”, me deri në 500 ushtarë rusë që kontrollojnë centralin.
Centrali në Ukrainën jugperëndimore ka qenë nën kontrollin rus që në javët e para të pushtimit./abcnews.al/