Nëntë civilë janë vrarë dhe 23 janë plagosur nga forcat ruse në rajonin e Donetskut sipas zyrtarëve ukrainas.
Në një postim në Telegram , Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk, tha: “Rusia po vret civilë!”
Më 8 shtator, rusët vranë nëntë civilë të rajonit të Donetskut: pesë në Bakhmut, dy në Zaitsevo , një në Nju Jork dhe një në Fedorivka . 23 persona të tjerë u plagosën, shkruan The Guardian.
Sakaq zyrtarët ukrainas theksojnë se aktualisht nuk është e mundur të përcaktohet se sa njerëz janë vrarë në Mariupol dhe Volnovas.
“Të gjithë rusët do të mbajnë përgjegjësi për krimet e tyre në tokën tonë”, tha zyrtari ukrainas.