Ministria ruse e Mbrojtjes ka pranuar se ka kryer “sulme masive me raketa” në infrastrukturën energjetike të Ukrainës – dhe pretendoi se ishte për të ndaluar furnizimin me armë perëndimore, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, ministria tha se sulmi parandaloi që armët, përfshirë ato të dërguara nga NATO, të furnizoheshin në vijën e frontit të Ukrainës.
Sulmet u zhvilluan gjatë 24 orëve të fundit dhe ministria tha se ato goditën gjithashtu “objektivat e industrisë së mbrojtjes ukrainase”.
Lajmi vjen pasi operatori shtetëror i energjisë i Ukrainës Ukrenergo tha se rrjeti energjetik i vendit pësoi “dëmtime të konsiderueshme” pas një sulmi “masiv” raketor rus të enjten./FolDrejt/