Rusia do të hapë korridore të reja humanitare në qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, sipas mediave shtetërore, shkruan BBC.
Armëpushimi pritet të fillojë nga ora 10:00, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, në Kiev, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën pushtimin rus.
Gjatë fundjavës, dështuan përpjekjet për evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit.
Sipas zyrtarëve ukrainas, kjo për shkak se Rusia vazhdoi bombardimin e qytetit gjatë armëpushimit./abcnews.al