Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se ka parandaluar përpjekjen e Ukrainës për të sulmuar rajonin e Moskës me një mjet ajror pa pilot (UAV), transmeton Anadolu.
Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet: “Mëngjesin e sotëm parandaluam përpjekjen e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist në objekte në rajonin e Moskës me dron”.
Më tej theksohet se droni u shkatërrua nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore dhe nuk ka patur humbje jetësh apo dëme si pasojë e sulmit të bllokuar.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se “Një UAV armik tentoi një sulm gjatë natës dhe u rrëzua nga forcat e Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk ka dëme apo viktima”.
Thuhet se Ukraina nisi një sulm në Moskë, kryeqytetin e Rusisë, më 24 korrik me dy dronë ndërsa nuk u raportua për viktima apo të plagosur.