Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se janë parandaluar përpjekjet e Ukrainës për të sulmuar me mjete ajrore të llojit avion (dronë) rajonin Belgorod si dhe përpjekjet për sulm me mjete detare pa pilot ndaj Urës së Krimesë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga ministria thuhet se Kievi tentoi të sulmojë territoret e Rusisë me dron të llojit avion mbrëmë në orën 23:00 sipas kohës lokale dhe se droni u rrëzua në hapësirën ajrore të rajonit Belgorod.
Në një deklaratë të dytë të ministrisë vihet në dukje se u parandalua sulmi i Ukrainës me mjet detar pa pilot ndaj Urës së Krimesë mbrëmë në orën 23:15. “Mjeti detar pa pilot (gomone) që i përkiste Ukrainës u zbulua dhe u shkatërrua në kohë në ujërat e Detit të Zi”, thuhet më tej në deklaratë.
Po ashtu në deklaratën ku thuhet se në Detin e Zi u shkatërrua një mjet i dytë detar pa pilot që tentoi të sulmojë Krimenë rreth orës 02:10, informohet se në ujërat e Detit të Zi rreth orës 02:20 u shkatërrua edhe gomonia pa ekuipazh dhe gjysmë e zhytur e Ukrainës e cila ishte dërguar nga Kievi për të kryer sulm terrorist ndaj Urës së Krimesë.