Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar SHBA-në për organizimin e një sulmi kibernetik kundër vendit, sipas skynews.
Rusia tha se do të gjente përgjegjësit në atë që e ka quajtur “agresion kibernetik”.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim se përgjegjësit do të përballen me pasoja të rënda. “Burimet e sulmeve do të identifikohen dhe kushdo që ka kryer këtë sulm do të mbajë përgjegjësi për veprimet e tyre në përputhje me ligjin” përfundoi ministria./FolDrejt/