Disa qytete të vogla të Donbasit, pritet që gjatë javës të bien në duart e ushtrisë ruse, ka paralajmëruar Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, raporton Fol Drejt.
Në këtë kuadër, ushtria ruse pritet t’i përfshijë Siversk-un dhe Dolyna-n pranë Slovyansk-ut dhe Kramatorsk-un.
Zonat urbane të Slovyansk dhe Kramatorsk ka të ngjarë të mbeten objektivat kryesore për këtë fazë të operacionit, thuhet në raportin e inteligjencës britanike.
Binjakëzimi dhe aktivizimi i një administrate të re në qytetet e pushtuara nga pala ruse, është një synim i ri i cili ka filluar të jetësohet. Kremlini zyrtar e vë në pikëpyetje legjitimitetin e shtetit Ukrainas tash e sa kohë./FolDrejt/
Latest Defence Intelligence update on the situation in Ukraine – 13 July 2022
Find out more about the UK government’s response: https://t.co/TG9u00orEQ
🇺🇦 #StandWithUkraine 🇺🇦 pic.twitter.com/VKRO6AmwhR
— Ministry of Defence 🇬🇧 (@DefenceHQ) July 13, 2022