Prodhuesi rus i pajisjeve të energjisë Power Machines ka përfunduar montimin dhe testimin e turbinës së parë me gaz me fuqi të lartë të prodhuar në vend, në një përpjekje për të zëvendësuar pajisjet e importuara të energjisë të padisponueshme për shkak të sanksioneve.
Kompania njoftoi sot se Power Machines planifikon të prodhojë tetë turbina 170 megavat në vit deri në vitin 2025, për të rritur kapacitetin vjetor në 12 turbina në të ardhmen dhe për të siguruar mirëmbajtjen e turbinave me gaz, përfshirë ato të importuara, raporton Reuters, pëecjell Fol Drejt.
Blerësit e parë të turbinës vendase me gaz do të jenë kompania ruse e naftës Tatneft, Holding Shtetëror i Energjisë InterRAO dhe kompania energjetike Rushido, thuhet në njoftim./FolDrejt/