Rusia ka prodhuar koka bërthamore për super silurët Poseidon që do të vendosen në nëndetësen bërthamore Belgorod, raportoi TASS, njofton Al Jazeera.
“Ngarkesat e para të municionit Poseidon janë prodhuar dhe nëndetësja Belgorod do t’i marrë ato në të ardhmen e afërt,” citoi TASS një burim të paidentifikuar të Mbrojtjes.
Putin njoftoi për herë të parë super silurët në vitin 2018, duke thënë se ishte një lloj i ri i armëve bërthamore strategjike me burimin e vet të energjisë bërthamore.
Në një fjalim të vitit 2018, Putin tha se diapazoni i silurëve do të ishte i pakufizuar dhe se mund të operonte në thellësi ekstreme.
“Ato janë me zhurmë shumë të ulët, kanë manovrim të lartë dhe janë praktikisht të pathyeshëm për armikun. Nuk ka asnjë armë që mund t’i kundërshtojë ata në botë sot, “tha Putin./FolDrejt/