Një ndër arsyet kryesore që filloi Lufta e Dytë Botërore ishte Pakti i Mossulmimit mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermaninë – të nënshkruar në 1939.
Kjo marrëveshje parashihte që Polonia, Rumania dhe vendet e baltikut të ndahen paqësisht mes Gjermanisë dhe Rusisë. Me çrast Hitleri parandalonte një sulm gjigant në fillimet e ekspansionit gjerman, kurse Rusia fitonte tokat që s’mund ti merrte pas Luftës së Parë Botërore.
Pakti i mossulmimit për dekada me radhë kundërshtohej nga Rusia dhe vetë kjo fliste për mos ekzistencën e saj. Megjithatë, tashmë vetë autoritetet moskovite e kanë publikuar një faksimilie të marrëveshjes së 1939.
Në paktin e mossulmimit, e nënshkruar nga Ribentrop dhe Molotov, përveç që është shkruar në dygjuhë, rusisht dhe gjermanisht, parashihet të mbahet sekrete nga të dyja palët. Krahas ndarjes së zonës mes Gjermanisë dhe Rusisë, aty flitet konkretisht edhe për Poloninë, që duhet të ndahet mes Gjermanisë dhe Rusisë me kufijtë e lumenjve Narev, Vaihsel dhe Sana.
Kurse sipas Gjermanisë, Besarabia është tërësisht e parëndësishme për politikat e saja dhe ky territor mund të mbetet nën urdhrat e Rusisë. Në fakt edhe sot e kësaj dite Moldavia është pjesë e sferës së ndikimit rus.
Këto janë pasojat kur dy shtete të mëdha vendosin për fatin e shteteve të vogla./Foldrejt.com