Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi se mbi 120 mijë ushtarë rusë janë trajnuar që nga fillimi i “operacionit special ushtarak” kundër Ukrainës, njofton AA, transmeton Fol Drejt.
Shoigu bëri deklarata lidhur me luftën Rusi-Ukrainë në një mbledhje me zyrtarët ushtarakë.
Ai bëri të ditur se vazhdon trajnimi ushtarak në Forcat e Armatosura të Rusisë.
“Që nga fillimi i ‘operacionit special ushtarak’ janë trajnuar mbi 120 mijë ushtarë rusë”, deklaroi Shoigu.
Duke theksuar se programet e trajnimit duhet të organizohen duke marrë parasysh përvojën e fituar në operacion, Shoigu tha: “Ushtarët duhet të dinë metodat e reja të luftës, mjetet dhe taktikat e armikut si dhe të jenë në gjendje të përdorin në mënyrë efektive armët për t’u kundërvënë”.
“Ngjarjet në Belgorod, akt terrorist”
Ministri Shoigu rikujtoi se në fillim të javës, grupi i sabotazhit të Ukrainës hyri në rajonin Belgorod në vendin e tij dhe se ndaj këtyre u ndërmor një operacion.
Gjatë operacioni ky grup u mposht, theksoi Shoigu, i cili tha se “u shkatërruan mbi 70 terroristë ukrainas, katër automjete të blinduara dhe pesë kamionë”.
Ngjarjet në Belgorod Shoigu i vlerësoi si “akt terrorist i kryer ndaj civilëve nga regjimi i Kievit”.