Rusia njoftoi sot se do t’i përgjigjet, siç e quajti, vendimit provokues të Berlinit për mbylljen e katër nga pesë konsullatat ruse në Gjermani, duke revokuar lejet e tyre.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse njoftoi se Berlini nuk duhet të dyshojë se këto veprime të pamatura dhe provokuese nuk do të mbeten pa përgjigje, transmeton Fol Drejt.