Nga sot Rusia ka rifilluar fluturimet direkte për në Kubë, është bërë e ditur në kanalin Telegram të qeverisë ruse.
Fluturimet drejt resortit kuban Varadero do të kryhen nga linja ajrore “Rusia” me avionë Boeing 777 me trup të gjerë.
Fluturimet planifikohen dy herë në javë, të enjten dhe të shtunën, dhe programi mund të zgjerohet, në varësi të kërkesës, raporton Interfax./FolDrejt/