Ministria ruse e mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar katër raketa anti-rrezatuese HARM të prodhuara nga SHBA-ja mbi rajonin Belgorod, i cili kufizohet me Ukrainën, brenda 24 orëve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Një person vdiq dhe disa u plagosën nga bombardimet ukrainase në rajon të dielën në mëngjes, tha guvernatori i rajonit./FolDrejt/