Kreu i forcave të mbrojtjes rrezatuese, kimike dhe biologjike të Forcave të Armatosura Ruse, Igor Kirilov, pretendon se SHBA po planifikon të përdorë helmin psikotrop luftarak B-Zet (BZ), të cilin amerikanët e përdorën gjatë Luftës së Vietnamit.
“Faktet që kimikatet helmuese dhe mjetet e mbrojtjes kundër tyre u dërguan në Ukrainë në të njëjtën kohë tregojnë një përpjekje për të kryer një provokim në shkallë të gjerë duke përdorur substancën helmuese psikotrope ushtarake B-Zet gjatë konfliktit,” tha Kyrilov, transmeton Fol Drejt.
Kirilov shtoi se kimikati shkakton psikozë akute, çorientim, halucinacione dhe dëmtim të kujtesës./FolDrejt/