Forcat ruse po bombardojnë një rrugë evakuimi nga qyteti i Mariupolit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko tha se forcat ruse po sulmonin korridorin humanitar midis qytetit dhe Zaporizhzhia, 225 km në veri-lindje.
“Tetë kamionë dhe 30 autobusë janë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia”, tha ai. Civilët atje për gati një javë nuk furnizohen me ujë dhe energji elektrike ndërsa ushqimi po i mbaron./FolDrejt/