Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka shpallur “person të padëshiruar” një diplomat shqiptar të Ambasadës së Shqipërisë në Moskë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë njoftoi se ambasadori shqiptar Arben Gazioni u thirr në ministrinë ruse dhe iu dha një notë se një diplomat që punonte në ambasadën shqiptare në Moskë duhet të lëshojë Rusinë brenda 72 orëve.
“Ky hap është ndërmarrë në përgjigje të përjashtimit nga Shqipëria të sekretarit të parë të Ambasadës së Rusisë në Tiranë me një preteks krejtësisht të sajuar”, tha ministria ruse.
Moska arsyetohet se diplomati shqiptar ka kryer përpjekje anti-ruse në Perëndim, si dhe dëbimi i mëparshëm i diplomatit rus nga Tirana u përshkrua si “provokim”.
Më 21 janar, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë shpalli një diplomat në Ambasadën e Rusisë në Tiranë person të padëshirueshëm” me arsyetimin se ai ka shkelur kufizimet e koronavirusitu të ri (COVID-19).