Derisa Rusia vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë, dëmi i rëndë nga ekonomia ruse mund të ndihet për vitet në vijim.
Pushtimi i Rusisë ka hyrë tani në muajin e tretë dhe për të mbështetur ofensivën ushtarake duhen afërsisht 853,200,000 euro në ditë tha për Newsweek, Sean Spoonts, kryeredaktor i SOFREP, një medium i fokusuar në lajmet ushtarake, transmeton Telegrafi.
Disa faktorë ndikojnë në këtë çmim, sipas vlerësimit të SOFREP. Kjo përfshin pagesën e ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë; sigurimin e tyre me municione, plumba dhe raketa; dhe koston për riparimin e pajisjeve ushtarake të humbura ose të dëmtuara.
Rusia gjithashtu duhet të paguajë për mijëra armë kritike dhe raketa lundrimi që janë shkrepur gjatë luftës, të cilat kushtojnë rreth 1.5 milionë dollarë secila, sipas Spoonts.
Këto shifra nuk marrin parasysh se sa mund të ketë humbur Rusia financiarisht për shkak të sanksioneve të rënda ekonomike të vendosura ndaj saj pas nisjes së agresionit në fund të shkurtit.
Këto sanksione mund të mbeten në fuqi edhe nëse Rusia tërheq trupat e saj, sipas Shtëpisë së Bardhë.