Francis Fukuyama , profesor i Shkencave Politike në Universitetin Amerikan të Stanfordit, u bë i njohur gjerësisht me librin e tij “Fundi i historisë”, botuar në vitin 1992.
Sot ai konsiderohet si një nga intelektualët kryesorë të brezit të tij. Në fund të qershorit, autoritetet ruse ia ndaluan hyrjen në vend. Së fundmi u bë e ditur se ai merr pjesë në Këshillin Shkencor të “Fondacionit rus për Luftën kundër Korrupsionit”, i themeluar nga disidenti i burgosur Alexei Navalny, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Më poshtë është intervista e Francis Fukuyama për Deutsche Welle .
DW: Tashmë ju jeni një nga personat e ndaluar të hyni në Rusi. Si ndiheni për këtë?
Francis Fukuyama: Jam i nderuar që jam në këtë listë. Të gjithë kritikët kryesorë të huaj të Rusisëdhe pushtimit rus të Ukrainës janë në listë, dhe në thelb po pyesja veten se si u desh kaq shumë kohë që emri im të përfshihej.
Pse vendosët të anëtarësoheni në Këshillin Shkencor të Fondacionit Ndërkombëtar Kundër Korrupsionit?
Unë jam një fans i madh i Alexei Navalny, e kam takuar atë në Varshavë në vitin 2019. Korrupsioni është një problem i madh në Rusi dhe në mbarë botën dhe jam i lumtur ta mbështes këtë fondacion në çdo mënyrë që mundem./FolDrejt/