Pamjet e reja tregojnë përgatitjet e ushtrisë ruse për një paradë të madhe ushtarake që do të mbahet në Moskë të hënën, më 9 maj, kur Rusia feston “Ditën e Fitores” mbi Gjermaninë Naziste, transmeton Demokracia.com.
Sipas mediave britanike, një raketë termonukleare RS-24 Yars u pa mes një grumbulli automjetesh dhe pajisjesh ushtarake në qendër të Moskës. Është një predhë me peshë gati 50 tonë, e cila mund të mbajë deri në 10 koka luftarake.
Raketa balistike ndërkontinentale mund të fluturojë me një shpejtësi prej 24,500 km/orë dhe ka një rreze veprimi prej 12,000 kilometrash, që do të thotë se është e aftë të godasë Londrën brenda disa minutave nga gjuajtja.
Ministria britanike e Mbrojtjes nuk ka dashur të komentojë për raketën ruse të parë sot në Sheshin e Kuq.