Rusia ka bërë me dije se me sukses ka testuar sistemin mbrojtës ajror S-500 në Siri, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat ruse si RT.
Ekspertët kanë identifikuar disa “probleme momentale”, kryesisht me pajisjet, por në anën tjetër e kanë deklaruar si të suksesshme testin, thanë nga ministria e mbrojtjes ruse.
Sistemi S-500 rus mund të detektojë armën armike nga 600 kilometra largësi dhe pritet të rrëzojë secilën flutarake në afërsi prej nje rreze 500 kilometrash.
Deri tani Rusia nuk mendon t’ia shesë këtë pajisje asnjë shteti, “për asnjë lloj çmimi”.
Si sukses i veçantë për shtetin rus paraqitet edhe sistemi mbrojtës ajror S-400, ku shumë shtete kanë aplikuar për ta blerë. Sipas disa ekspertëve, fuqia ruse në S-400 paraqitet në atë se ka kapacitet të rrëzojë edhe aeroplanin ultra-modern të NATO-s, F-35./Foldrejt.com