Ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara u kthyer në Moskët të dielën pasi u thirr për konsultime emergjente pas tensioneve në rritje me Uashingtonin pas komenteve të Presidentit Joe Biden, kur tha se besonte se, homologu i tij rus Vladimir Putin ishte një vrasës.
Deklarata e zotit Biden gjatë një interviste televizive disa ditë më parë shkaktoi një reagim të vrazhdë nga udhëheqësi Putin i cili i uroi presidentit amerikan “shëndet të mirë” dhe tha se njerëzit kanë tendencë t’u referohen të tjerëve ashtu siç e shohin veten e tyre.
Intervista e zotit Biden erdhi pas publikimit të një raporti nga Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar amerikan që arrinte në përfundimin se, Putini kishte “autorizuar, dhe një zinxhir organizatash të qeverisë ruse kishin zbatuar, operacione që synonin denigrimin e kandidaturës së Presidentit Biden dhe Partisë Demokrate, duke mbështetur ish-Presidentin Donad Trump, dhe duke minuar besimin e publikut amerikannë procesin elektoral si dhe duke përkeqësuar ndasitë social-politike në Shtetet e Bashkuara.”