Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Vershinin tha të mërkurën se Iniciativa për Grurin e Detit të Zi po zbatohet, por gruri po dërgohet në destinacionet e gabuara, raporton Anadolu Agency, përcjell Fol Drejt.
Në një intervistë për RT Arabic, Vershinin tha se 41% e drithit dërgohet në vendet e Bashkimit Evropian dhe vetëm 2.7% në “vendet më të varfra”.
Sa i përket pjesës ruse të marrëveshjes, ka ende pengesa në rrugën e eksportit të bujqësisë dhe plehrave, si në formën e sanksioneve ashtu edhe në atë që quhet “mbipërmbushje e detyrimeve të sanksioneve”, ku bankat, pronarët e anijeve dhe kompanitë e sigurimeve kanë frikë të të punojë me përfaqësuesit rusë, tha ai.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi formuluar qartë kërkesat tona. Ne kemi nevojë për përparim konkret në zbatimin e memorandumit Rusi-OKB,” tha ai.
Korrikun e kaluar, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Stamboll për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë në shkurt. Marrëveshja u zgjat për 120 ditë në nëntor dhe për 60 ditë të tjera në mars. /FolDrejt/