Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës, i ka hapur rrugë integrimit të Kosovës.
Të paktën kështu mendon Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), transmeton Fol Drejt.
Ish kryediplomati i Kosovës, këtë e ka shprehur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Përjashtimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës le t’i paraprijë anëtarësimit të Kosovës! Mundësi të tilla të arta nuk injorohen, por shfrytëzohen! Është koha që Kosova të aplikojë, jo nesër, por sot!” – ka shkruar ai.
Nuk dihet nëse diplomacia e Kosovës do ta provojë një gjë të tillë./FolDrejt/