Zëvendëspresidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris dhe themeluesit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, u është ndaluar hyrja në Rusi.
Rusia zgjeroi të enjten “listën e saj të ndalimit” duke ndaluar 29 zyrtarë dhe figura të tjera amerikane të hyjnë në Rusi për një kohë të pacaktuar, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Ministria e Jashtme ruse tha në një deklaratë se lista u publikua “në përgjigje të sanksioneve gjithnjë në zgjerim anti-ruse” dhe përfshin individë amerikanë të “udhëheqësve më të lartë, biznesmenë, ekspertë dhe gazetarë që formojnë agjendën rusofobike”.
“Në të ardhmen e afërt, një njoftim i ri do të pasojë për rimbushjen e radhës të “listës së ndalimit” ruse”, thuhet në deklaratë.