Nga sot ka hyrë në fuqi ndalimi i transportit rrugor të mallrave përmes territorit të Rusisë për kompanitë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE), si dhe nga Norvegjia, Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar.
Dekreti përkatës u nënshkrua javën e kaluar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin, në përgjigje të kufizimeve të BE-së për transportin rrugor rus, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Kufizimet nuk janë të vlefshme për transportin e ushqimeve, veshjeve dhe produkteve teknologjike, si dhe furnizimeve mjekësore.
Që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë më 24 shkurt, vendet e BE-së kanë vendosur kufizime të ndryshme në përdorimin e rrugëve tokësore evropiane nga transporti rrugor rus./FolDrejt/