Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se Ukraina po vazhdon të bombardojë centralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke rritur rrezikun e një katastrofe bërthamore në Europë, sipas mediave të huaja.
Shoigu akuzoi Ukrainën për “terrorizëm bërthamor” dhe hodhi poshtë pohimet e Kievit dhe Perëndimit se Rusia kishte vendosur armë të rënda në termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore, i cili ka qenë nën kontrollin rus që nga marsi.
Si Kievi, ashtu edhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për sulme ndaj objektit./abcnews.al/