Rusia është duke zhvendosur furnizime me gjak së bashku me materiale të tjera mjekësore te grumbullimi ushtarak pranë Ukrainës që do të lejonin në trajtimin e personave të mundshëm të lënduar; në një tjetër kyç të gatishmërisë ushtarake të Moskës, thanë tre zyrtarë amerikanë për Reuters.
Zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarët amerikanë thonë se treguesit konkretë – sikurse furnizimet me gjak – janë kritike në përcaktimin nëse Moska do të ishte e përgatitur të kryente një pushtim, nëse presidenti rus, Vladimir Putin vendos ta bënte këtë.
Zbulimi i furnizimeve me gjak nga zyrtarët amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti, i shton një tjetër kontekst paralajmërimeve në rritje të SHBA-së se Rusia mund të përgatitet për një pushtim të ri të Ukrainës, derisa grumbullon më shumë se 100 mijë trupave pranë kufijve të saj.
Këto paralajmërime kanë përfshirë parashikimin e presidentit amerikan Joe Biden se një sulm rus ishte i mundshëm dhe vërejtjet e sekretarit të shtetit amerikan, Antony Blinken se Rusia mund të nisë një sulm të ri ndaj Ukrainës në “njoftim shumë më të shkurtër”.
Pentagoni e ka pranuar më parë vendosjen e “mbështetjes mjekësore” si pjesë të grumbullimit të Rusisë. Por zbulimi i furnizimeve me gjak shton një nivel detajesh që ekspertët thonë se është kritik për përcaktimin e gatishmërisë ushtarake ruse.