Rusia është zotuar se do të ulë ndjeshëm aktivitetet ushtarake në Kiev dhe në Chernihiv.
Pas raundit të fundit të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, Rusia zotohet se do të ulë ndjeshëm aktivitetet ushtarake në kryeqytetin Kiev dhe në qytetin verior Chernihiv, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Pas takimit në Stamboll, kreu i delegacionit rus në bisedimet e paqes me Ukrainën tha se presidentët e dy vendeve mund të takohen kur të miratohet drafti i një traktati të paqes./FolDrejt/