Pasi Lionel Messi konfirmoi zyrtarisht se do të luajë për Inter Miamin sezonin e ardhshëm, gazeta spanjolle Marca njoftoi se futbollisti argjentinas do të ketë një pagë rreth 100 milionë euro në vit.
Edhe pse në tavolinë kishte një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë një miliardë euro dhe nuk mund të fitonte askund aq para sa atje, ai e refuzoi për shkak së dëshiron të jetë larg qendrës së vëmendjes, gjithashtu edhe për arsye se në Miami ka një shtëpi, e ndër shkaqe të tjera thuhet se është edhe familja.
Messi gjithashtu, siç u deklarua nga shumë media, donte të ulte presionin për të luajtur në nivelin më të lartë në Evropë.
Në Miami, presioni do të jetë më i vogël dhe jeta në Shtetet e Bashkuara është është e dëshirueshme për familjen e tij. Përveç kësaj, spanjishtja flitet gjerësisht në Miami, gjë që është gjithashtu një avantazh për Leon dhe fëmijët e tij, raporton Marca.
Edhe nga pikëpamja ekonomike, oferta është konsistente dhe faktori vendimtar ishte paketa financiare e përmbyllur nga Inter Miami, liga e Major League Soccer (MLS) dhe partnerë si Adidas dhe Apple, të cilat do t’i ofrojnë Messit të ardhura shtesë përveç pagës fikse.
The Athletic raporton se oferta e MLS për Messin përfshin marrëveshje të të ardhurave dhe ndarjes së fitimeve me Apple dhe Adidas dhe një opsion për të blerë një përqindje të ekipit MLS në fund të marrëveshjes.
Numrat nuk janë specifikuar, por Apple nënshkroi një marrëveshje sponsorizimi 10-vjeçare me vlerë 2.5 miliardë dollarë me MLS vitin e kaluar, kështu që është e qartë se Messi do të marrë një pjesë të madhe të parave, duke gjeneruar gjithashtu të ardhura të Adidas nga shitja e fanellave. /FolDrejt/