Krimet në hapësirën kibernetike, të cilat përfshijnë vjedhjen e pajisjeve dhe të dhënave të IT, si dhe spiunazhin dhe sabotimin digjital dhe industrial, do t’i kushtojnë Gjermanisë këtë vit 206 miliardë euro, njoftoi sot shoqata digjitale gjermane Bitkom.
Ky rezultat është marrë në bazë të një sondazhi të më shumë se 1000 kompanive gjermane dhe dëmi do të kalojë 200 miliardë euro për të tretin vit radhazi, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
“Ekonomia gjermane është një objektiv shumë tërheqës për kriminelët dhe shtetet armiqësore, dhe linjat midis kriminelëve dhe aktorëve të kontrolluar nga shteti janë të paqarta,” tha presidenti i Bitcom, Ralf Wintergerst./FolDrejt/