Sa gjatë të mbron vaksina nga COVID-19? Ekspertët nuk e dinë, pasi janë duke studiuar personat e vaksinuar për të parë se kur zbehet mbrojtja. Sa mirë funksionon vaksina kundër varianteve të reja po ashtu e përcakton se nëse, kur dhe sa shpesh duhet të marrësh dozë të vaksinës.
“Ne vetëm kemi informatat për aq gjatë sa janë studiuar vaksinat. Duhet të studiojmë popullatën e vaksinuar e të nisim të shohim, se në çfarë faze njerëzit do të jenë sërish të cënueshëm ndaj virusit?” – ka deklaruar Deborah Fuller, një hulumtuese e vaksinave në Universitetin e Washingtonit.
Deri më tash, hulumtimet e Pfizerit tregojnë se dy doza të vaksinës antiCOVID të kësaj kompania mbesin shumë efikase së paku për gjashtë muaj, dhe me gjasë edhe më tepër.
Për të luftuar viruset, sistemin ynë imunitar po ashtu ka një linje të mbrojtjes të quajtur qeliza B dhe T, disa prej të cilave mund të qëndorjnë gjatë pasi që niveli i antitrupave të bie. Nëse përballen me të njëjtin virus në të ardhmen, ato qeliza të testuara për të luftuar virusin mund të hidhen në aksion më shpejt.
Derisa vaksinat aktuale antiCOVID me gjasë mund të zgjasin për rreth një vit, ato me shumë gjasë nuk do të ofrojnë mbrojtje të përjetshme, si rasti me disa vaksina për sëmundje tjetër, ka thënë doktoresha Kathleen Neuzil, eksperte e vaksinës në Universitetin e Marylandit.
Variantet janë një arsye tjetër që me gjasë do të duhet edhe vaksinë tjetër. Nëse virusi pëson mutacion të mjaftueshëm gjatë kohës, atëherë vaksinës do t’i duhet një azhurnim për të rritur efikasitetin.
Nëse rezulton se na duhet edhe një dozë shtesë e vaksinës, atëherë një dozë mund të rrisë mbrojtjen ndaj një apo më tepër varianteve.
Por, nevoja për vaksinim shtesë varet edhe nga suksesi i vaksinimit kundër COVID-19 nëpër botë dhe zvogëlimi i bartjes së virusit dhe varianteve të shfaqura.