Një studim i ri tha se truri i shëndoshë i njeriut është më i nxehtë sesa mendohej më parë dhe mund të kalojë rregullisht 40 gradë Celsius.
Studimi zbuloi gjithashtu se temperatura e trurit bie gjatë natës dhe rritet gjatë ditës.
Tek burrat dhe gratë e shëndetshme, ku temperatura në gojë është zakonisht më pak se 37 gradë Celsius, temperatura mesatare e trurit është 38.5 gradë Celsius.
Derisa këto temperatura do të konsideroheshin si ethe diku tjetër në trup, studiuesit thonë se ato mund të jenë një shenjë e funksionit të shëndosh të trurit, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
John O’Neill, udhëheqës i grupit në Laboratorin e Këshillit të Kërkimeve Mjekësore për Biologjinë Molekulare tha se gjetja më befasuese nga studimi është se një tru i shëndetshëm i njeriut mund të arrijë temperatura që do të diagnostikoheshin si ethe diku tjetër.
“Temperatura të tilla të larta janë matur te njerëzit me lëndime të trurit në të kaluarën, por supozohej se rezultojnë nga lëndimi. Ne zbuluam se temperatura e trurit bie natën para se të flini dhe rritet gjatë ditës. Ka një arsye të mirë për të besuar se ky ndryshim i përditshëm lidhet me shëndetin afatgjatë të trurit diçka që shpresojmë të investojmë më pas”, u shpreh ai.