Pandemia e virusit Kovid19 ka sjellur ligje drastike kufizuese në të gjithë botën, ku mes tjerash është edhe ndalesa e vizitës së Mekës, vendlindjes së pejgamberit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Sëpaku tre miliardë njerëz në botë janë në një farë forme të kufizuar, si ndoshta asnjëherë më parë, por në fakt, Qabja ka qenë disa herë e mbyllur për besimtarët dhe kjo jo vetëm për shkak të epidemive që janë shfaqur herë pas here në historinë e njerëzimit, por edhe luftrave.
Në vijim foldrejt.com, tregon vitet kur Qabja ka qenë e mbyllur për besimtarët muslimanë.
Viti 930
Haxhi ka qenë i ndaluar në kohën kur fisi arab Qurmatian, i vendosur në lindje të Arabisë (sot Bahreini), sulmoi Mekën në një sulm të paprecedentë.
Sipas disa të dhënave vdiqën 30 mijë persona.
Ushëheqësi i sulmuesve të Mekës, Abu Tahir al-Jannabi, jo vetëm që solli vdekjen e shumë njerëzve, por edhe dëmtoi disa materiale të shenjta në Mekë.
Kjo krizë do zgjaste për 20 vjet.
Shpërndarja e kolerës, shekulli 19
Haxhi ka qenë i pezulluar edhe në vitet 1837 dhe 1846 kur shërbëtori i tyre ishte Sulltani osman. Atëkohë erdhi deri te ky vendim për shkak të shpërndarjes së kolerës.
Mes 1830 dhe 1930 ka pasur sëpaku 27 epidemi të kolerës mes pelegrinazhëve të Mekës.
Sulmi mbi xhaminë e Qabes 1979
Një grup i armatosur saudianësh prej rreth 500 personash, zaptuan xhaminë e shenjtë të Mekës mes nëntorit dhe dhjetorit 1979 – duke sjellur edhe mbylljen e saj për së paku dy javë.
Organizatori i sulmit ka qenë, Juhayman ibn Muhammad ibn Sayf al-Otaybi, i cili ishte kritik ndaj familjes mbretërore të Rijadit dhe kërkonte ‘rikthim’ në islamin origjinal.
Forcat shtetërore do merrnin kontrollin e xhamisë së Mekës në fund të 1979 me ndihmën e forcave speciale franceze./Foldrejt.com