Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, sot e ka dërguar djalin e saj në klasën e parë në shkollën “Meto Bajraktari”.
Ajo ishte e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj, Albani, përcjell Fol Drejt.
Ajo ka treguar se sa ishte kostoja e librave që kishte blerë për të dy fëmijët, si dhe është shprehur se ka aplikuar për subvencionim të parave nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Po siç po e shihni sot fëmijët duken që të gjithë janë të lumtur, edhe unë e sjella bashkë me bashkëshortin tim djalin i cili fillon klasën e parë sot pikërisht e kam edhe tjetrin që e fillon klasën e pestë dhe vajzën që është ende në kopsht. Megjithatë për ne si prindër është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, jemi të emocionuar sepse si prindër gjithnjë e duam më të mirën për fëmijët në përgjithësi”, deklaroi ajo.
“Është e vërtet që Ministria e Arsimit në këtë vit ka ndërruar formën e subvencionimit, ka subvencionuar prindërit për tekstet shkollore dhe materialet tjera qe ju duhen fëmijëve. Unë kam aplikuar për subvencionim sikur çdo prindër. Procedura ka zgjatur diku tre minuta, jo më shumë se tre minuta dhe sigurisht që MAShTI ka bërë të ditur që tashmë grupi i parë i aplikuesve e kanë marr subvencionin nga Qeveria. Realisht ne i kemi blerë tekstet shkollore dhe për dy fëmijët janë bërë diku 130 e ca euro, që unë mendoj që edhe pjesa tjetër e mbetur mund të shpenzohet për çanta apo për materiale të tjera”, tha ajo për EO.