Pica është një nga ushqimet më të dëshiruara nga shumë prej njerëzve.
Por ndoshta do të mendoheshit dy herë nëse do ta dinit se sa ushtrime duhet të bëni për t’i djegur kaloritë e një pice, përcjell Fol Drejt.
Me konkretisht duhen bere 5.6 kilometra apo 43 minuta vrapim.
Sipas një artikulli të publikuar në BMJ, thuhet se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar njerëzit me mbipeshë, është të dinë se sa kalori duhet të djegin për ushqimin që e hanë./FolDrejt/