Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i ka minus 49 mijë e 537 euro e 49 centë në buxhetin e saj, sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), shkruan Fol Drejt.
Kështu thotë raporti më i ri i KQZ-së.
Sipas KQZ-së, PDK-ja i ka të hyra 823 mijë e 68 euro e 23 centë.
Ndërkaq, partia e udhëhequr nga Memli Krasniqi, ka shpenzime në vlerë 872 mijë e 605 euro e 65 centë.
KQZ gjatë ditës së sotme ka publikuar raportet financiare të paaudituara të partive politike, për vitin 2021.