Sipas të dhënave Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht çmimeve tavan për shitjen e derivateve për sot, ato nuk kanë ndryshuar shumë nga dita e djeshme, shkruan Fol Drejt.
Vetëm gazi është shtrenjtuar për një cent, ndërsa nafta dhe benzina kanë mbetur njëjtë me një ditë më parë.
Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.60 euro për litër, i benzinës 1.33 euro për litër, derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz 0.76 euro për litër.
Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit./FolDrejt/